“Arena Kombëtare” nuk është gati, FSHF zbulon se kur do të luhet...

“Arena Kombëtare” nuk është gati, FSHF zbulon se kur do të luhet ndeshja testuese para Francës

114
0
Shares

FSHF përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se ndeshja e femrave mes Vllanzisë dhe Apolonisë do të shtyhet.

Shkak për këtë është bërë rimbjellja e fushës për periudhën e dimrit dhe pas konsultave me kompaninën greke që merret me mirëmbajtjen e tapetit u vendos që ndeshja të spostohej.

Kjo ndeshje ishte programuar të luhej në datën 3 nëntor në orën 19:00, në “Arenën Kombëtare”, por do të luhet të dielën e 10 nëntorit.

NJOFTIMI I PLOTE

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY