“Uënjsh n’b*th”/Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, sot 1 vit nga premtimi i...

“Uënjsh n’b*th”/Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, sot 1 vit nga premtimi i pambajtur i kryeministrit

104
0
Shares

Të gjithëve na kujtohet premtimi i radhës i kryeministrit Edi Rama 31 tetorin e kaluar, kur u premtoi kukësianëve  ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Kryeministri shprehej asokohe, se sipas tij, ndërtimi i aeroportit do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.

“Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paraljmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit,  në realitet do të jetë më I bukur se ky.”– shkruante Rama bashkë foton e projektit.

Sot me datë 1 nëntor 2019, mund të themi me siguri se faktojmë se premtimet e kryeministrit mbeten në letra dhe fjalë dhe jo në veprime konkrete. Ky premtim i kryeminsitrit nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale, ku me anë të shpërndarjes së postimit të tij i kanë rikujtuar çfarë theksonte një vit më parë.

“-U vu në punë aeroporti i Kukësit se u mbyll viti që premtove? -Uënjsh n’byth.”– shkruan gazetari Agim Xhafka.

Me poshte postimi i nje viti me pare nga kryeministri.  Kujtojmë se projekti i aeroportit eshte akuzuar si i kopjuar nga një aeroport në Gjeorgji.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156210114711523?comment_id=10156210711936523&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY