Tmerr në Kolonjë, i riu sulmon fqinjin, iu sulet edhe policëve me...

Tmerr në Kolonjë, i riu sulmon fqinjin, iu sulet edhe policëve me sëpatë

110
0
Shares

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti midis dy shtetasve.

Burime zyrtare nga policia sqarojnë se është arrestuar në flagrancë njëri prej tyre, pasi kanosi me sopatë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin midis tij dhe një bashkëfshatari.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij personi  iu gjetën e sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe një sasi municionesh luftarake.

“Nga një telefonatë është kërkuar ndihma e Policisë, pasi në fshatin Taç Lart, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi B.A., 36 vjeç, banues në këtë fshat, për motive të dobëta, ishte konfliktuar me bashkëfshatarin e tij shtetasin R.M., 66 vjeç, të cilit, i kishte dëmtuar me gurë xhamat e banesës dhe më pas ishte larguar me shpejtësi.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë drejtuar për tek banesa e 36-vjeçarit, ky shtetas ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sopatë. Policia ka neutralizuar autorin dhe ka vijuar me veprimet e mëtejshme proceduriale duke ushtruar kontroll në banesat në pronësi të B.A., dhe babait të tij shtetasit F.A., 64 vjeç, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një sasi prej 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sopatë. Shtetasi B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”,-sqaron policia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY