Tashmë është shndërruar në një lloj “sëmundje”, mania e VIP-ave për të patur makina të prodhimit të fundit dhe për të pozuar me to duke i hedhur më pas në rrjetet sociale.
Morena Tarakul e komentuar shpesh për luksin e tepruar, ka qënë ajo e cila njoftoi se së fundmi kishte blerë një makinë të tipit Bentley vlera e të cilit arrin 250.000 mijë euro.
Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi ka patur dyshime nga ana e policisë lidhur me mjetin e shtrenjtë. Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën e tipit “Bentley”.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
‘Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit’ është shprehur zëdhënsësi i policisë.
https://www.instagram.com/p/B2uKdjAlVQ5/
KB/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/