Shkarkimi i Kajmakut/Vasili: Rama ra politikisht, zgjedhje sa më parë që të...

Shkarkimi i Kajmakut/Vasili: Rama ra politikisht, zgjedhje sa më parë që të shpëtojmë

84
0
Shares

Reagimi i radhës vjen dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku ish-deputeti  Petrit Vasili shkruan se largimi i Kajmakut vulosi 30-Qershorin.

Për Vasilin, pas këtij vendimi, Edi Rama ka rënë politikisht dhe duhen zgjedhje sa më parë.

“Largimi i Kajmakut vulos, që votimet 30 qershorit ishin kriminale.Edi Rama për faqe të zezë.

Edi Rama kandidoi vetëm,votoi vetëm dhe numëroi vetëm dhe në fund prodhoi të inkriminuar.Edi Rama ka rënë përfundimisht politikisht, moralisht dhe psikologjikisht.

S’ka kohe për të humbur.Zgjedhje sa më parë që të shpëtojmë Shqipërinë nga gremina”,-shkruan Vasili.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi sot mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Pesë anëtarët e KQZ kanë votuar në unanimitet për t’i hequr mandatin Kajmakut.

Për këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili tha” Institucionet janë institucione”.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY