Këlliçi pas takimit me kreun e Forumit Rinor të CDU-së: Të rinjtë...

Këlliçi pas takimit me kreun e Forumit Rinor të CDU-së: Të rinjtë kanë besim tek PD dhe lideri i saj Lulzim Basha

320
0
Shares

Partia Demokrati priti dje në selinë e saj, Kryetarin e Forumit Rinor te CDU-se Tilman Kuban, i cili motivoi të rinjtë shqiptarë duke iu treguar se Gjermania eshte pozitive për procesin e integrimit.

Belind Këlliçi, ka zbuluar disa prej atyre që u thanë në takimin e djeshëm, ku nënvizon se të rinjtë kanë shprehur besimin tek lideri demokrat Lulzim Basha.

Rinia ka forcen, guximin, vendosmerine per te ndryshuar kete realitet te trishte, te shkaktuar nga Edi Rama. Te rinj me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha do te arrijne te shembin politiken e ngritur mbi parate e pista te krimit dhe korrupsionit, politiken qe ushqehet nga oligarket qe sot ndjehen te kercenuar per shkak te perfitimeve abuzive. Edi Rames ia kane vene vizen shqiptaret dhe nderkombetaret dhe nuk e mbajne dot as patericat qe u hedh lemoshen e i ndersen ne llumin mediatik per “perplasje” banale. Edi Rama kap gjithmone mollen e kalbur. Asgje dhe askush se ndal rrugen tone per Shqiperine e mundesive per Shqiperine si Europa”,-shprehet Këlliçi.

Kreu i FRPD-së thekson se me partneret e CDU, PD do të bëjë realitet kete enderr, duke falenderuar Tilman Kuban per fjalen inkurajuese.

Gjermania ju ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politikë më të fuqishëm në botë. Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jëte kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur. Ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira”. 🇦🇱🤝🇩🇪-mbyllet reagimi i Këlliçit në rrjetet sociale.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY