“Do e padis”/Haradinaj nuk i trembet kërcënimeve për gjyq: Rama pjesë e...

“Do e padis”/Haradinaj nuk i trembet kërcënimeve për gjyq: Rama pjesë e grupit për copëtimin e Kosovës

98
0
Shares

Ka patur prej javësh një “përplasje” mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me idenë e copëtimit të territoreve, debat që vijon ende të terheqë vëmendje.

Duke folur paraditen e sotme përpara  shtatores së heroit Zahir Pajaziti me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj, nuk është vetë-censuruar duke lëshuar sërish akuza për të gjithë ata që synonin copëtimin e Kosovës, për të cilën u derdh gjak.

Për herë të parë në ligjërimin e tij për këtë temë Haradinaj, përveç Hashim Thaçit dhe Edi Rama ka përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në OKB Vlora Çitakun.

‘Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë.

Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo (Vlora Çitaku), Thaçi, Rama, Vuçiç’, tha Haradinaj përpara shtatores së heroit të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, Zahir Bajaziti.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama u shpreh ne nje studio televizive se do të padiste Haradinajn për keto deklarata, duke i cilësuar shpifje.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY