“Mesazh dashnorëve të protestave”, Manjani: Mos u ankoni për Lulin, po dilni...

“Mesazh dashnorëve të protestave”, Manjani: Mos u ankoni për Lulin, po dilni e protestoni

111
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani u është drejtuar atyre që në Facebook shkruajnë kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Manjani thotë se çdo ankesë kundër tij apo dhe mllef ndaj tij, e bën Lulzim Bashën të fortë. Manjani shton se beteja e fortë nuk bëhet në rrjetet sociale, por matet me dëshirën për të dalë në protesta.

Të gjithë “dashnorëvë” të protestave, që nuk lënë faqe FB pa mbushur me mllef për Lulin dhe opozitën, ju kujtoj se në Shqipëri PROTESTOHET.Çdo ditë madje!

Protestohet tek Unaza e Re, për të drejtën e pronës e strehimit. Njëkohësisht protestohet kundër korrupsionit masiv.

Protestohet, me turne madje, tek Teatri Kombëtar kundër zhdukjes nga faqja e dheut e trashëgimisë kulturore. Protestohet gjithashti kundër korrupsionit.

Prandaj, paraqituni në këto vatra proteste dhe qëndroni aty! Protestoni edhe kundër Lulit madje, por bëjeni dhe mos u ankoni! Nëse nuk e doni Lulin tregojini se jeni më shumë se ai duke protestuar dhe jo duke u ankuar për të në FB!

Çdo ankesë ndaj Tij, qoftë dhe me vend, vetëm e forcon dhe njëkohësisht ndihmon kalbësirat që qeverisin.Prandaj nëse keni dëshirë, dilni e protestoni! Lërini ankesat”,-shkruan  Manjani.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY