Berisha: Rama interesa mafioze me Himarën

Berisha: Rama interesa mafioze me Himarën

57
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se prapa çështjes së Himarës qëndrojnë interesa mafioze dhe asgjë tjetër.

Duke iu përgjigjur fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Parlament, Berisha tha përpara deputetëve, se fjalimi i kryeministri është delitantest, duke e ilustruar këtë me shprehjen e famshme: “nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave”.

Pjese nga fjalimi i Berishes

Sot më shumë se kurrë më janë dukur reale dhe profetike fjalët e Niçes që thotë se nacionalistë, duke ndjekur betejën nacionaliste të Edvin Kristaq Ramës ndaj armikut dhe të rrezikshëm e të madh Vangjel Dule pavarësisht se kanë qenë aleat, kam gjetur më të vërteta se kurrë atë që Frederik Niçe thotë se: “nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave”.

Të vish këtu duhet të jesh i papërgjegjshëm, siç është, duhet të jesh i marrë fund siç është, të mbash Parlamentin me një orë fjalim për të na mbushur mendjen se Vangjel Dule qenka autori dhe shkaktari i ligjit të luftës së Greqisë, se Vangjel Dule qenka armiku kryesor i Himarës, se qenë problemi i të gjitha problemeve të Shqipërisë.

Jo vetëm që është një diskurs i neveritshëm, por folklorik dhe delitantekst gjer në vjellje. E vërteta është se prapa këtij qëndrimi qëndrojnë interesa strikt mafioze të Himarës. Himara është ka qenë dhe mbetet në shekuj një bastion i shqiptarizmit. Do të ndalem pak tek një histori para 15 vitesh kur u krijua aleanca mafioze për fitoren e kandidatit socialist, ndërsa kandidati i PBDNJ-shit u shpall kandidati i Greqisë dhe kandidati socialist u shpall kandidati i shqiptarizmës paçka se ishte e tëra interesa trojesh dhe mafiesh dhe asgjë tjetër.

Çfarë tha ambasadori grek i pranishëm atë vit? Këtë që na dhuruan socialistët shqiptarë nuk e kemi arritur dot 300 vite. Sepse dokumentet e 300 viteve faktonin që Himara ishte bastioni i shqiptarizmës. Dokumentet nga studiues dhe udhtarë nga e gjithë bota. Në vitin 1992 kur u bëra President, kishte një punonjës të ambasadës amerikane i cili bëri 150 vizita në Himarë. Pas këtij rezultati del që Himara ishte ajo që themi. Pas hulumtimi që bëri më dhuroi një dokument të viteve 30 që konsulli i Kombeve të Bashkuara i dërgonte Departamentit të Shtetit.

Kam ndërmend t’i them zotërisë se për pallatet e Koço Kokëdhimës nuk mund të shesësh këtu nacionalizëm, se po të jetë puna i heq të mbathurat sa herë është nevoja. Ata që të duartrokitën janë të verbër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY