Ish ministri Arben Malaj alarmon, mungojnë 520 milionë dollarë te pensionet

Ish ministri Arben Malaj alarmon, mungojnë 520 milionë dollarë te pensionet

115
0
Shares

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, jep alarmin për borxhet e papaguara për sigurimet shoqërore.

I ftuar në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora, Malaj tha se vetëm për pensionet mungojnë 520 milion dollarë, teksa shtoi se rritja e defiçitit  i kalon si barrë brezit të ri.

Malaj: Ne harxhojmë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe kompensimin e ish-pronarëve rreth 1.8 miliardë dollarë në vit, por mbledhim vetëm 910 milionë.  

Gropa e fondit është 810 milion dollarë. Skemat janë defiçitare, por thellimi i defiçitit është barrë e rëndë që duhet menaxhuar. Vetëm për pensionet skema është e mangut 520 milionë dollarë kur shqiptarët me taksat e tyre investojnë në ekonomi 560 milionë dollarë.

Aq sa taksapaguesit financojnë ekonominë në investime aq është dhe gropa. Skemat kudo në botë janë me defiçit, por rritja e defiçitit ja kalon barrën fëmijëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY