DETAJE/Aksion në Korçë, zbulohen shpërndarësit e heroinës, në pranga edhe një grua

DETAJE/Aksion në Korçë, zbulohen shpërndarësit e heroinës, në pranga edhe një grua

108
0
Shares

Nje burre dhe nje grua jane vene ne pranga nga policia ne Korce, gjate operacionit antidrogë te koduar “Kamuflimi”.

Blutë e qytetit julindor bëjnë me dije se në operacion janë sekuestruar lëndë narkotike  të llojit heroinë, kanabis, metadon, dy automjetet, 6 telefona celularë si edhe një sasi monetare.

Policia ben me dije se “u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës”.

Nderkohe qe 5 shtetasit e tjerë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të cilat i kishin blerë tek shtetasit e lartpërmedur. Keta po hetohen ne gjendje te lire.

R. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve:

A. K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J.M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.

Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare“, bën me dije policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY