VIDEO/Shau në mes të emisionit, moderatorja e Fierit: Videoja doli për të...

VIDEO/Shau në mes të emisionit, moderatorja e Fierit: Videoja doli për të më prishur imazhin

124
0
Shares

Moderatoja e TV Apolloni në Fier, Marsela Topi tërhoqi vëmendjen në rrjet me fjalorin e saj pasi shau live punonjësit e regjisë.

“O çuna, po pushoni o ia q…ha ropt”, u shpreh ajo teksa kishte të ftuar disa persona në studio. Por çfarë ka thënë moderatorja në lidhje me këtë deklaratë?

Marsela Topi e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në “Top Channel”, se është ndjerë shumë e mërzitur nga kjo histori, ndërsa shprehet se e gjitha ndodhi si pasojë e një sulmi politik.

Biseda:

Je mërzitur ti nga kjo histori?”, e ka pyetur Jonida.

Marsela Topi: – Absolutisht.

Jonida Shehu: – E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?

Marsela Topi: – Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.

Jonida Shehu: – Ata të televizionit çfarë të thanë?

Marsela Topi: – Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.

Jonida Shehu: – Ti vetë si u ndjeve?

Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze. Është sulm politik sepse jam një zë objektiv në një qyet socialist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY