Partizani 4 ndeshje pa tifozë, Skënderbeu 3

Partizani 4 ndeshje pa tifozë, Skënderbeu 3

51
0
Shares

Mesa duket pamjet e dorëzuara në Federatë nga mësymja e policisë ndaj tifozëve të Partizanit, në ndeshjen e “Elbasan Arenës” me Skënderbeun e ka ndihmuar klubin e kuq që ndëshkimi i Komisionit të Disiplinës të mos ishte ekstrem.

Për hedhje të sendeve të forta, si dhe flakadanëve branda rrethimit të fushës, ofendime në grup dhe shfaqje të parullave ofenduese nga ana e tifozëve, Partizani do të luajë 4 ndeshje pa spektatorë, në ndeshjet ku të kuqtë janë skuadra pritëse.

Nuk ka shpëtuar as Skënderbeu, që është ndëshkuar të luajë për të njëjtat arsye 3 ndeshje pa tifozë. Gjithsesi, të dy klubet duhet të dëmshpërblejnë stadiumin “Elbasan Arena” për stolat që tifozët përkatës thyen në minutat e fundit të ndeshjes.

Vendimet janë marrë në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës, të zhvilluar këtë të enjte.

Federata po përpiqet të shmangë edhe tifozët ekstremistë nga ndeshjet e futbollit. Komisioni i Disiplinës ka ngarkuar Sekretariatin Teknik të Federatës, që nëpërmjet pamjeve filmike të evidentojë individët problematikë për të bërë të mundur ndalimin e hyrjes së tyre në stadiume.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY