Ambasadat kundër qeverisë, një kompani publike do ruajë ndërtesat

Ambasadat kundër qeverisë, një kompani publike do ruajë ndërtesat

115
0
Shares

Ambasadat e huaja në Shqipëri, nuk do të ruhen të gjitha nga Policia e Shtetit por nga punonjësit e “Illyrian Guard”, që është shoqëri tregtare shtetërore e cila ofron shërbime me pagesë dhe ka aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme, raporton balkanëeb.

Në nenin 2, 17 dhe 22 të ligjit për policinë e shtetit thuhet qartë se ambasadat ruhen nga policia e shtetit shumë nga ambasadat kanë refuzuar të ruhen nga një kompani forcat e së cilës nuk janë të armatosura.

“Illyrian Guard”, me 1000 punonjës dhe me administrator Henrik Elmazin ka marrë në ruajtje me shumë se 15 institucione si QSUT, Materniteti i Ri, Kadastra, ADISA, UKT, si edhe disa ministri, objekte këto të ruajtura deri me tani nga shoqëri private të sigurisë fizike që operojnë në treg.

Ambasadat e vendeve ku përfaqësitë tona ruhen me punonjës policie, edhe në shqipëri do të kenë të njëjtën siguri. Në rastet e tjera është propozuar që të ruhen nga punonjësit e shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”.

Por disa nga ambasadat kanë paralajmëruar se nëse hiqet policia e shtetit, janë të gatshme të sjellin në shqipëri forca policie nga vendet e tyre. Ndryshimet në mënyrën e ruajtjes së sigurisë së ambasadave do të duken qartë së shpejti në rrugën e ashtuquajtur “rruga e ambasadave”, e cila që prej një nëntorit do të jetë publike dhe jo me qarkullim të kufizuar siç ka funksionuar për vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY