VIDEO/Fjalimi i deputetes së ‘gafave’ është plagjiaturë, ia paska vjedhur Jorida Tabakut

VIDEO/Fjalimi i deputetes së ‘gafave’ është plagjiaturë, ia paska vjedhur Jorida Tabakut

226
0
Shares

Zbulohet një tjetër arsye pse deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj gjatë seancës plenare të datë 18 tetorit, u bë virale me fjalimin e saj të lexuar plotë gafa dhe gabime.

Pas një punë disa ditore shërbimet e Kuvendit kanë arritur ta transkriptojnë fjalimin e deputetes Halili, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve”.

Deputetja Majlinda Halilaj të cilës për herë të parë i dëgjuam zërin dy javë më parë kur bëri fjalimin skandaloz dhe plot gafa, duket se atë fjalim që mezi arriti ta lexonte e kishte të kopjuar.

Halilaj duket se ka kopjuar një fjalim të ish-deputetes Jorida Tabaku, lidhur me Koorporatën e Investimeve. Të vetmet ndryshime në fjalime, janë prerjet që i ka bërë Halilaj denoncimeve të Tabakut drejtpërdrejt ndaj Ramës, duke i përmendur atij emrin. Gazeta “Panorama” kapi ngjashmërinë mes dy fjalimeve duke sjellë disa pasazhe të deklaratave.

Pamjet e fjalimit te Jorides

LIVE

Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar. Jorida Tabaku, deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 24 avril 2019

Fjalimi i Halilit

Majlinda Halilaj – Deputetja ne kerkim te Abetares

Majlinda Halilaj – Deputetja ne kerkim te abetares, Vaj Me Det kush na ka udhehequr, kush po na udheheq, dhe kush do na udheheqi, sepse behet fjale per nje deputete te emeruar se fundemi ne daten 05/03/2019 dhe me e bukura, kjo deputete zuri vendin e Lulezim Bashes. Mjer, Mjer, ky popull.Video e mare nga Top Channel.

Publiée par ALL My WORLD sur Samedi 19 octobre 2019

FRAGMENT 1:

Fjalimi i Jorida Tabakut

Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët.

Fjalimi i Majlinda Halilit

Projektligji i Korporatës së Investimeve që pritet të miratohet nga kjo qeveri, e bën atë pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vendin tonë, pra, sipas nesh, e bën pronare të ligjshme këtë qeveri pa i dhënë llogari askujt. Kjo mund të përdorë pushtetin për të shpërndarë prona publike tek të njëjtët oligarkë apo te persona të paindetifikuar.

Ne, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, mendojmë se ky projektligj shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa sot qeveria po lejon që prona publike t’i kalohet menjëherë kadastrës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti te privatët.

FRAGMENT 2:

Fjalimi i Jorida Tabakut

Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.

Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.

Fjalimi i Majlinda Halilit

Vjedhja gjigante këtë herë e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Kjo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Kjo skemë zhyt shqiptarët në disa miliona euro borxh me PPP, për t’ua ofruar klientëve të oborrit të tij ka hartuar një ligj, që faktikisht e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke e transferuar në pronësi apo në përdorim të Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga qeveria.

FRAGMENT 3:

Fjalimi i Jorida Tabakut

Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

Fjalimi i Majlinda Halilit

Ky ligj plotësisht antikushtetues, antieuropian, antidemokratik, në kundërshtim me interesin publik, e bën Kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie të paluajtshme në vend, pa i dhënë llogari askujt. Ligji që krijon Korporatën e Investimeve tregon hapur synimin e kësaj qeverie për të grabitur pronën publike, para se ta largojnë nga karrigia që ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.

FRAGMENT 4:

Fjalimi i Jorida Tabakut

Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.

Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private që Edi Rama po ndërton.

Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në ksuhtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së çdo pushteti, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike.

Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj. Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve. ​

Fjalimi i Majlinda Halilit

Korporata e Investimeve përbën rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të qeverisë. Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private, që kjo qeveri po ndërton.

Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në kushtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe të kapjes së pushtetit, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike. Askush nuk ka për ta gëzuar pasurinë që u grabitet shqiptarëve. Ju faleminderit!/PANORAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY