Fermerët në Lushnjë lëshojnë domatet rrugëve dhe dalin në protestë, ish-deputetja: Qeveria...

Fermerët në Lushnjë lëshojnë domatet rrugëve dhe dalin në protestë, ish-deputetja: Qeveria hesht dhe i injoron

129
0
Shares

Fermerët e Lushnjes u grumbulluan sërish për protestën e tyre të radhës, për të kërkuar plotësimin e disa pikave parashturar qeverisë. Ata bllokuan Rotondon e Savrës, për të ngritur zërin për prodhimet e tyre të çuara dëm, pasi nuk po gjejnë treg për t’i shitur.

Fermerët protestojnë për kërkesat e tyre ndaj qeverisë të cilat janë:suvencion i drejtperdrejtë për njesi prodhimi tek fermeri,vlerësim e kompensim finaciar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore, nderhyrja në paketen fiskale te vitit 2020 ku tvsh të jetë e njëjtë si në shitje dhe në blerje.

Edhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka publikuar në profilin në “Facebook” foto të protestës së sotme fermerëve të Myzeqesë në të zhvilluar në Lushnjë.

Mehmetaj thotë se palca e shoqërisë shqiptare po falimenton dhe se të rinjtë e zonave rurale po emigrojnë masivisht, duke mbështetur kërkesat e fermerëve.

POSTIMI I MEHMETAJT
Nga protesta e fermerëve që po mbahet sot në Lushnje!

Produktet e fermerëve shqiptarë po kalben kanaleve si rrjedhojë e politikave të qeverisë që kanë shkatërruar tregun duke favorizuar inportet. Palca e shoqërisë shqiptare po falimenton, djemtë e vajzat e zonave rurale po emigrojnë masivisht, toka po mbetet djerrë.

Kërkesat e fermerëve janë bazike, ata kërkojnë subvencionim të drejtëpërdrejtë, barazim të TVSH për produktet bujqësore si në shtije ashtu edhe në blerje, analiza të specializuara të tokës, plehrave dhe farave, kompensim financiar për produktet e humbura nga shkaqet natyrore apo çrregullimet e papritura të tregut.

Sot Shqipëria që do të duhej të eksportonte prodhimet e bujqësisë, importon edhe domaten apo qumshtin. Fermerët po kërkojnë të mbijetojnë, të ushqejnë familjet e tyre, qeveria që kanë përballë hesht edhe i injoron. Hesht sepse me dashje po e shkatërrojnë prodhimin vendas. Hesht sepse me dashje duan ti lën tokat djerrë e fermerët të varfër. Hesht sepse i intereson largimi

I shqiptarëve. Hesht sepse kënaqet kur në raftet e supermaketeve ne gjejmë edhe blejmë vetëm produktet e huaja. #MeFermerët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY