Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë, shoku i ngushtë e nxori në...

Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë, shoku i ngushtë e nxori në pritë

145
0
Shares

Detaje tronditëse janë zbuluar pas arrestimit të Mikel Avias, shokut të ngushtë të 34-vjeçarit nga Lezha, i cili u masakrua dhe u vra në Mirditë disa muaj më parë.

Nga analizimi i shumë të dhënave të mbledhura përgjatë një muaji është arritur në konkluzionin se Alia, ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi.

Mikel Alia i ka kërkuar Zefit të vjedhin drogë. Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës.

Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë  dhe janë nisur së bashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për tu bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës, dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zalë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën.

Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit janë larguar mes errësirës së dendur.

Policia po heton pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY