Duket se maniakët seksualë janë shtuar së shumti në Tiranë, e këtë e dëshmojnë edhe videot e shumta të ardhura në redaksinë e
Jetaoshqef. Ditën e sotme një djalë i ri është filmuar nga kalimtarët, teksa ka nxjerrë organin e tij gjenital, është kthyer pak me kurriz nga rruga dhe pranë një koshi, ka nisur të masturbohet.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, pranë ish-Uzinës Dinamo. Personi që ka bërë videon tregon se djali ka marrë atë pozicion në momentin kur rruga ishte e mbushur me vajza e gra, të cilat mbaronin punën në një fabrikë këpucësh që ndodhet në këtë zonë.
E pyetur nga redaksia e
Jetaoshqef nëse personi mund të ishte me probleme mendore, mesazhdërguesi bën me dije se gjendja e tij dukej e mirë dhe se sapo e ka kuptuar se dikush po e filmonte, ka mbyllur zinxhirin dhe është larguar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/