Vrau biznesmenin në Vlorë pas sherrit për kalin, kush është 34-vjeçari që...

Vrau biznesmenin në Vlorë pas sherrit për kalin, kush është 34-vjeçari që u arrestua nga policia

194
0
Shares

Policia njoftoi ditën e sotme mbi arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, pasi ishte i dyshuar për një vrasje të bujshme në qytetin e Vlorës.

34-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit. Ai po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli.

Policia ka vënë në pranga Eduart Xhezon, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Arben Beqiraj më 4 gusht në Vlorë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, në një kohë kur bregu i detit ishte ende plot me pushues. Siç u raportua në atë kohë, Arben Beqirajt u qellua në lokalin e tij me disa plumba ne trup, nderkohe qe policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

KONFLIKTI

Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49-vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësonte plazhistët.

Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte. Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallëzuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY