Krimi në Kavajë jo për motive xhelozie, telefoni i viktimës zbulon detaje...

Krimi në Kavajë jo për motive xhelozie, telefoni i viktimës zbulon detaje të reja

200
0
Shares

E gjithë ngjarja e Kavajës u cilësua fillimisht për motive xhelozie, duke qene se e përfshirë ishte dhe një femër, por mesa duket, hetimet po zbulojnë pista të tjera, ku kryesorja eshte se krimi është bërë për pazare droge.

Këqyrja e celularit të viktimës ka nxjerrë në pah detaje të tjera, që duket se po i orientojnë hetimet drejt një konflikti të mëparshëm mes Dritan Haxhollit që mbeti i vrarë dhe ish-oficerit të Burgjeve, Bledar Toçit, i cili mbeti i plagosur e njëkohësisht ndodhet nën arrest si autor.

Burime nga grupi hetimor thanë se në telefonin e Haxhollit janë zbuluar mesazhe që ai ka shkëmbyer vazhdimisht me Toçin, ku flitej për shuma të ndryshme parash. Para që, sipas hetuesve, kanë të bëjnë me shitje kokaine, nisur edhe nga fakti se viktima ishte përdorues.

Burimet shtojnë se aty janë gjetur edhe komunikime në formë kërcënimesh që Haxholli kishte shkëmbyer edhe me persona të tjerë në Kavajë, të cilëve u kërkonte para. Po kështu, edhe në telefonin e të dyshuarit, Bledar Toçi, janë gjetur sms të shkëmbyera me viktimën.

Gjykata e Kavajës, më 17 tetor, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e saj, ku nga hetimet rezultoi se ishte konsumuar edhe kokainë. Për përshtatje të ambienteve për përdorim droge, Prokuroria nisi zyrtarisht hetimet ndaj Qatjas, duke kërkuar për të “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, Prokuroria ka sekuestruar edhe pasaportën e Qatjas, pasi ka pasur informacion se do të dilte jashtë vendit dhe i ka kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen, pasi është person që ka dijeni dhe mund të dëmtojë hetimet.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY