Eurodeputetja franceze ia thotë hapur Shqipërisë: Zgjedhjet e 30 qershorit bllokuan negociatat

Eurodeputetja franceze ia thotë hapur Shqipërisë: Zgjedhjet e 30 qershorit bllokuan negociatat

81
0
Shares

Eurodeputetja franceze e grupimit të Demokratik dhe Identitar, Dominique Bilde,  në një intervistë për median shqiptare ka zbuluar fakte të reaja për arsyet e vërteta të bllokimit të negociatave për Shqipërinë nga krerët e vendeve anëtare të BE-së. Duke folur për gazetën “Shekulli”, Bilde, thotë se se Shqipëria është në një krizë të thellë  politike dhe se Komisioni Europian nuk jep një imazh të qartë të situatës në Shqipëri.

Dominique Bilde, gjithashtu e shikon krizën politike në Shqipëria si faktorin kyç për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe veçanërisht zgjedhjet e 30 qershorit të cilat sipas BE-së vërtet ishin paqësore, por nuk plotësonin standardet europiane.

“Për më tepër, megjithëse Bashkimi Europian ishte i prirur t’i gjykonte zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor si “paqësore” dhe “të administruara mirë”, kjo është një thirrje shumë larg nga e vërteta, pasi pjesëmarrja ishte qesharake, e ulët (rreth 20%) për shkak të bojkotit të opozitës. Në fakt, në 31 nga 61 bashkitë, kandidonte vetëm një kandidat! A është kjo me të vërtetë situata e një vendi që i plotëson pretendimet tona “standarde europiane?!:, ka deklaruar ajo për këtë çështje.

Gjithashtu në këtë intervistë eurodeputetja flet, edhe për faktorë të tjerë të cilët ndikuan në dështimin e qeverisë Rama për hapjen e negociatave me BE-në këtë tetor. Sipas Bilde, të dhënat e Komisionit për Shqipërinë në lidhje me korrupsionin nuk përputhen me realitetin dhe informacionin e institucioneve përgjegjëse ndërkombëtare në këtë fushë. Edhe çështja e shumëpërfolur e azilkërkuesve të shumtë shqiptarë në Francë, sipas saj ka të bëjë pikërisht me keqqeverisjen në Shqipëri.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY