Tritol mjetit të biznesmenes, shoqërohet ish-bashkëshorti – ja çfarë tha në Polici

Tritol mjetit të biznesmenes, shoqërohet ish-bashkëshorti – ja çfarë tha në Polici

85
0
Shares

Policia e Tiranës ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit ish-bashkëshortin e tregtares Bruneta Aliaj (Meço), të cilës i vendosën eksploziv në makinë mbrëmjen e djeshme.
Bruna-Aliaj-1Burime nga Policia thanë për “Panorama” se pronarja e mjetit “Smart” që u dëmtua nga shpërthimi i 100 gram tritol, ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri.
Ajo merret me tregti dhe ka një dyqan rrobash në afërsi të Tregut Elektrik. Ndërsa prej disa vitesh jeton e vetme në një pallat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë, ku ndodhi edhe shpërthimi.
Mësohet se 55-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze që është e martuar dhe e një djali 27-vjeçar që jeton në Britaninë e Madhe prej disa vitesh.
Ajo ka deklaruar se është divorcuar nga i shoqi prej më shumë se 5 vitesh dhe sipas saj, përveç mosmarrëveshjeve që ka pasur me të nuk ka probleme me persona të tjerë.
Kjo ka qenë arsyeja e shoqërimit të Edmond Meços në Polici, i cili pasi ka dhënë deklarime është lënë sërish i lirë.
Burimet thanë se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë apo në ndonjë formë tjetër.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme pas 9-katësheve ku ishte parkuar makina tip “Smart”.
Burimet thanë se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur poshtë makinës, në pjesën e pasme të saj një sasi prej 100 gram tritol, që është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY