Saras i bën një propozim të veçantë Kumudit… ja çfarë do...

Saras i bën një propozim të veçantë Kumudit… ja çfarë do të ndodhë

157
0
Shares

Më në fund ajo që pritej prej kohësh nga fansat dhe ata qe ndjekin telenovelen Sarasvaticcandra na tv klan do të ndodhi. Në serinë e ditës së nesërme Saras do ti bëjë një propozim të veccantë Kumudit dje ajo do të pranojë të martohet me të.

“Kalika merr një çekiç për të hapur portën e kyçur. Jashi dëgjon zhurmën dhe pyet kush është aty. Kalikas i bie çekiçi dhe lëndon këmbën. Jashi shkon tek Kalika dhe ajo i thotë se u vra sepse i ra vazo. Sarasi e çon Kumudin në tarracë dhe i tregon qiellin të mbushur me balona me drita. Sarasi i thotë Kumudit: “Nuk është e nevojshme të tregoj dashurinë. Ti më vure një kusht dhe unë nuk mund të mos e bëja. Nuk mund të ta thoja në sy të të gjithëve por unë ja them vetes çdo ditë që të dua shumë dhe do të të dua gjithmonë. Këto balona me dritë janë duke treguar zemrën time. Ato po të kërkojnë të ma shtrëngosh dorën që zemra ime mos të errësohet kurrë, dashuria jote e mban gjithmone të ndezur zemrën time.” Saras ulet në gjunjë dhe i drejton Kumudit dorën e tij duke e pyetur nëse do ja shtrëngojë dorën. Kumud i jep dorën dhe qesh me lot ndër sy. Saras i puth dorën. Saras dhe Kumud kalojnë një moment romantik në terracë duke parë qiellin. Saras sheh të tjerët duke ardhur dhe pyet Kumudin: “Do martohesh me mua?” Kumud thotë po. Saras gëzohet dhe i përqafon të gjithë. Saras i kërkon Kumudit ti thotë në sy të të gjithëve se e do atë. Kumud i vë një kusht përsëri dhe i thotë se ai duhet të këndojë një këngë. Saras i thotë se ai nuk ka kënduar ndonjëherë. Kumud i thotë se nëse ai këndon, ajo do ja plotësojë dëshirën. Të gjithë hanë ëmbëlsira sepse vendosin martesën e Sarasit me Kumudin. Natën vonë Kumud është në krevatin e saj e lumtur. Ajo kujton propozimin e Sarasit dhe mbulon fytyrën me duar me turp. Saras vjen dhe e afron Kumudin pas vetes. Kumud ka frikë se mos i shikojë njeri. Saras i thotë se ata tani do martohen, pse duhet ta kenë problem të tjerët. Ai i jep Kumudit çokollatë por ajo i thotë se nuk do. Saras i lyen të gjithë fytyrën me çokollatë. Ai i prek buzët dhe afrohet më shume. Saras i kërkon asaj t’i thotë se e do. Kumud i thotë se nuk do t’ja thotë dhe vrapon. Në mëngjes, Kumud është vetëm dhe qesh duke menduar. Saras e telefonon dhe i thotë asaj se do shkojë në qytet dhe do kthehet pas 2 ditësh. Ai i thotë Kumudit t’i thotë se e do. Kumud thotë se nuk do t’ja thotë. Saras e mbyll telefonin. Dugba thërret priftin të caktojë datën e martesës së Sarasit dhe Kumudit. Vidiaçatur thotë se do e bëjë martesën e tyre si martesë e princit dhe princeshës. Kumudi thotë se martesa e saj duhet të jetë e thjeshtë. Ajo largohet për të shkuar në shkollë që të japë mësim. Kalika mendon se po trajtohet vetëm si shërbëtore dhe askush nuk interesohet për të. Kumudi është tek shkolla. Dikush e informon se ka ardhur dikush ta takojë. Kumudi sheh Sarasin të maskuar. Ajo i prezantohet si Kumud. Saras i thotë se Kumud është emër lule por ajo është më e bukur se një lule. Kumud e pyet kush je ti. Saras i thotë një emër tjetër dhe flirton me të. Ai i thotë Kumudit se ka ardhur të japë një donacion për shkollën. Kumud nuk po e kupton që ai është Saras. Saras e ngacmon Kumudin. Ai e pyet nëse beson në dashurinë me shikim të parë. Kumudi largohet dhe merr Sarasin në telefon. Ajo i tregon për këtë burrin. Saras i thotë se ai ka për tu kthyer përsëri. Kumud i thote: “u bëre xheloz?”. Saras i thotë: “Pse duhet të jem, ti nuk më do ndryshe do e thoje”, shkruan revista Who.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY