Ambasadorja e re amerikane, kundër ndryshimit të kufinjve: Nuk është e dobishme

Ambasadorja e re amerikane, kundër ndryshimit të kufinjve: Nuk është e dobishme

90
0
Shares

Kandidatja e propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim është rreshtuar tek ai grup politikanësh që janë kundër ndryshimit të kufinjve në rajon.

Ajo u pyet nga senatorja Jeanne Shaheen rreth deklaratave të kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti për integrim më të madh midis dy shteteve shqiptare.

“SHBA ka bërë investime të madh në rajon duke sjellë paqe dhe që shtetet të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër. Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm”, tha kandidatja për ambasadore.

Yuri Kim përsëriti disa herë se synimi i punës së saj si ambasadore në Tiranë do të jetë forcimi i institucioneve dhe sundimit të ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY