Yuri Kim, tri objektivat ambasadores amerikane në Tiranë

Yuri Kim, tri objektivat ambasadores amerikane në Tiranë

126
0
Shares

Yuri Kim, e nominuara nga Presidenti Trump për ambasadore në Shqipëri, u dëgjua mbrëmjen e sotme para Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan, ku theksoi prioritetet e saj si ambasadore në Tiranë.

Ambasadorja e nominuar, Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore që do t’I zhvillonte si ambasadore në Tiranë.

Fillimisht, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

“Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjëhershëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE.

Së treti, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”.

Kandidatja për ambasadore tha se mbështet ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-un si dhe luften kunder korrupsionit.

Gjithashtu, ajo tha se mbështet autoritet shqiptare të forcojnë institucionet. “Duhet të ndihmojë autoritetet shqiptarë të forcojnë institucionet për ti bërë ballë rrezikut rus”, tha Kim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY