Mbërrijnë letërporositë, Krimet e Rënda kthejnë për hetim dosjen “Toyotat Yaris”

Mbërrijnë letërporositë, Krimet e Rënda kthejnë për hetim dosjen “Toyotat Yaris”

112
0
Shares

Gjykata për Krimet e Rënda ka kthyer për hetime të mëtejshme dosjen në ngarkim të Agim Cekës, Alban Mollaymerit, Edi Likës, Klevi Likës dhe të shpallurve në kërkim Alfred e Elvis Vladi, të akuzuar për sjelljen në Shqipëri të 3.4 mln eurove me “Toyotat Yaris”.

Kanë mbërritur dy letërporosi nga Belgjika dhe Italia, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar që dosja të rikthehet sërish për hetim në Prokurori.

Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani,  dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje si dhe të shpallurit në kërkim Alfred e Elvis Vladi.

Alfred dhe Elvis Vladi, dy vëllezërit që janë në kërkim për dosjen kanë dijeni për ngjarjen pasi kanë sjell mbrojtës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY