DETAJE/ Vlorë, plumba për hakmarrje te “Kali i Trojës”, terrorizohen qytetarët

DETAJE/ Vlorë, plumba për hakmarrje te “Kali i Trojës”, terrorizohen qytetarët

85
0
Shares

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në Vlorë, duke shkaktuar panik në radhët e qytetarëve të shumtë.
Të shtënat kanë ardhur pas një konflikti në një pikë bastesh, të nisur një ditë më parë.
Autori i dyshuar që qëlloi me armë zjarri sot, kishte pasur një konflikt me truprojën e një lokali në vendin e quajtur “Kali i Trojës”. Në shenjë hakmarrje, ai ka tentuar të hakmerret duke shkuar me mjetin e tij drejt lokalit dhe i armatosur me automatik. Pasi ka gjetur truprojën, agresori ka qëlluar dy herë me breshëri në ajër, mirëpo për shkak se zona ishte mjaft e populluar është përhapur panik.
Agresori ka marrë mjetin dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se ai është identifikuar pasi mjetin e tij e ka braktisur disa metra më larg.
Policia vijon kërkimet për kapjen e tij dhe për zbulimin e motiveve të sherrit.

Njoftimi i plotë i Policisë

Rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se: Pranë zonës së quajtur “Kali i Trojës”, dyshohet se dy shtetas pas një konflikti për motive të dobëta midis njëri-tjetrit, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.
Policia ka identifikuar të dy personat e përfshirë në konflikt dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e njërit prej tyre, si dhe po punon për kapjen e personit tjetër.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja në tokë, për të cilat po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale të sekuestrimit të tyre. Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY