Tufa nuk frikësohet nga kërcënimet, thirrje Lleshajt: Mos ia dorëzo arkivat ish-Sigurimit...

Tufa nuk frikësohet nga kërcënimet, thirrje Lleshajt: Mos ia dorëzo arkivat ish-Sigurimit të Shtetit

149
0
Shares

Po bën disa herë që Agron Tufa kërcënohet me jetë dhe asnjë nga autoritetet nuk merr masa. I ftuar në Fax News, Tufa deklaroi se Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve të Gentiana Sulës, po tentojnë që të zhdukin arkivin me dosjet e krimeve të komunizmit.

Ai i bëri më tej thirrje ministrit Sandër Lleshaj, që të mos e dorëzojë arkivën, pasi në këtë mënyrë do të mbeteshin të pazabardhura shumë prej krimeve të periudhës së komunizmit.

Kërcënimet kanë nisur pasi unë kërkova që të hiqeshin nga qarkullimi filmat komunistë, që preknin të gjitha familjet e personave të prekur gjatë kohës së diktaturës. Kercënimet më janë bërë dhe në rrugë, në rrjetet sociale. Njëherë isha në një bankomat, për të tërhequr para dhe më kërcënuan.

Kërcënimi më i rëndë ishte ai ndaj avokatit Cakrani, ndërsa rastin më të fundit e kam bërë publik në rrjetet sociale, por pavarësisht kësaj nuk ka ardhur asnjë institucion që të marrë masa për këtë. Të punosh në një përditshmëri të tillë, me fëmijët që i ke sa në shkollë dhe sa në kopësht, ndihesh i kërcënuar nga këta njerëz që janë të çekuilibruar mendërisht.

Unë duhet të flas tani dhe jo atëherë kur arma mund të shkrepet, pasi atëherë nuk mund të shmanget më tragjedia. Nuk është më vetëm problem im personal, është i të gjithëve, pasi ata që kanë qenë në poushtet në diktaturë, janë edhe sot në këtë kohë, ata po pastrojnë skenën e krimeve që kanë kryer.

Unë i bëj thirrje Lleshit që të mos dorëzojë arkivat në duart e ish-sigurimit të shtetit, sepse ky popull do të mbetet përfundimisht pa asnjë dokument, ka një tendencë për shpartallimin e arkivës. Kjo duhet të prapësohet menjëherë, dhe arkiva të qendrojë aty ku është, sipas ligjit. Ka tentative reale për tia dhënë të gjithë arkivin në dorëzim një institucioni, që synon zhdukjen e gjurmëve të krimit”, u shpreh Tufa.

//DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY