Marsida rikthehet me shprehje thumbuese në “Facebook”: Që 100 shqiptarë të heshtin,...

Marsida rikthehet me shprehje thumbuese në “Facebook”: Që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99

166
0
Shares

Marsida Qatja e cila është ‘molla e sherrit’ e vrasjes në Kavajë, nuk ndalet me postimet në rrjetet sociale. Edhe pas intervistës së fundit, që në fakt nxori detaje të reja rreth ngjarjes, ajo nuk ndalet së dhëni mesazhe në Facebook.

“Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”, shkruan ajo në postimin e fundit.

Megjithëse në fillim gjithçka u duk si një histori rozë, Marsida nga dita në ditë me deklaratat e saj me media la të kuptohej se gjithçka ka të bëjë me disa pazare. Në një intervistë për Tirananews.al, Marsida Qatja tha se disa individë i kishin dhënë një shumë prej 20 milionë lekësh, në shenjë dëmshpërblimi për problemin që i kanë shkaktuar dhe në formë mirënjohjeje për faktin që ajo ka folur ashtu deri më tani.

Marsida thotë se, me gjithë këtë ngjarje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në burg në Gjermani pikërisht për trafik droge. Marsida sqaroi se megjithëse ajo ka marrë një mase sigurie “Detyrim paraqitje”, nga gjykata, ajo është e lirë të udhëtojë dhe se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj në burg.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY