Rudina Hajdari del ‘blof’ me foton e publikuar para dy ditësh: Është...

Rudina Hajdari del ‘blof’ me foton e publikuar para dy ditësh: Është bërë në 2017-ën

102
0
Shares

Kreu i Degës 11 të PD-së, në Tiranë, ka nxjerrë blof deputeten e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

Me anë të një statusi në Facebook, Florjan Lila, thotë se fotografia e publikuar nga Hajdari në Twitter para dy ditësh, ku ajo thotë se është takuar me personat me aftësi të kufizuara është bërë në fakt në vitin 2017 gjatë një aktiviteti me këtë kategori.

Ai shkruan se e bën këtë sqarim në përgjigje të pyetjeve të shumë simpatizantëve dhe anëtarëve të PD-së.

I gjendur para pyetjeve të shumta të simpatizantëve dhe anëtarëve të thjeshtë të PD-së të cilët na kanë mbështetur pa u lodhur gjatë gjithë këtyre viteve të vështira të opozitarizmit, në cilësinë e Kryetarit të Degës 11, Tiranë, ndjej detyrimin moral për të sqaruar se foto e publikuar nga zonja Rudina Hajdari së fundmi është realizuar në vitin 2017 gjatë një aktiviteti me personat me aftësi të kufizuara, kohë kur luftonim së bashku në emër të Partisëe Demokratike.

Dëshiroj të theksoj faktin se kontributi im do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në forcimin e PD-së në zonë dhe kthimin e saj në forcë qeverisëse.’ – shkruan Lila.

Çfarë shkruante Hajdari në postimin që mban datën 26 tetor

‘Sot u takova me banorë të Laprakës, ku diskutuam mbi problematikat që hasin individët me aftësi të kufizuara si mungesa e aksueshmërisë në rrugë, në institucione publike, etj & mungesa e medikamenteve nëpër lista. Zbatueshmëria e ligjit ekzistues është problem madhor për ta.’/Hashtag/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY