“Shitblerja e votës nuk zgjidhet me një deklaratë publike të Ramës, duhet...

“Shitblerja e votës nuk zgjidhet me një deklaratë publike të Ramës, duhet të ndëshkohet”

83
0
Shares

Kjo ishte mbledhja e radhës e grupit të punës të opozitës së bashkuar. Nga mbledhja e pare, që ishte para disa ditësh, u la edhe ndarja e detyrave të nënkomisioneve, axhenda, dita dhe çfarë do të diskutonim. Sot ishte mbledhja e parë e njëri prej nëngrupeve. Dy nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan, ndër disa çështje të tjera, janë dy nga simptomat më të rënda të proceseve elektorale:

  1. Shitblerja e votës
  2. Presioni ndaj administratës.

Këto ishin dy nga çështjet kryesore për të cilat u diskutua dhe, veç kësaj, u raportua në fakt, edhe për veprimtarinë edhe të nëngrupeve të tjera. Duhet të dini se i gjithë Komisioni është i nënndarë në disa grupe, secili me fokus të veçantë.

U diskutua edhe çështja e draftit të bërë publik nga ana e qeverisë. Ajo çka u diskutua dhe zgjidhjet që janë dhënë nga ky draft i bërë publik mediatikisht, besoj se tregon qartësisht edhe seriozitetin, edhe dëshirën për të bërë në fakt një reformë reale.

Por të konstatosh dhe të shkruash, madje edhe të propozosh, psh për çështjen më të rëndë siç është ajo e shitblerjes së votës, na u mjaftokërka vetëm me një deklaratë solemne që mund të bëjë Edi Rama o në sheshin Skënderbej ose në sheshin Nënë Tereza, se nuk do të blejë më vota, unë besoj se kushdo shqiptar e kushdo ndërkombëtar, po e po, e kupton që kjo vetëm reformë zgjedhore nuk është. Është thjesht dhe vetëm tentativë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, por ndoshta dhe ndërkombëtarëve.

Të adresosh simptomën tjetër më të rëndë që sjellin proceset elektorale, siç është presioni mbi administratën publike, duke propozuar thjesht dhe vetëm “me presion të administratës publike mund të kuptohet edhe presioni që mund të bëhet ndaj nxënësve të shkollave, jashtë apo brenda orarit të mësimit”, besoj se kjo është thjeshtë një tallje me shqiptarët.

Të adresosh çështjen më të rëndë ndoshta, atë të parave të pista të krimit në fushata elektorale, duke thënë thjesht dhe vetëm se “do të duhet të gjobiten ata që marrin para nga krimi”, besoj kjo është një tallje edhe më e rëndë me shqiptarët, me problemin më të madh që kanë proceset zgjedhore dhe mbi të gjitha, jo seriozitet, jo seriozitet me një nga dokumentet më të rëndësishëm që është bërë i ditur me shqiptarët, dokumenti i Bundestagut.

Ne jemi të pozicionuar për një reformë zgjedhore reale, me R të madhe. Dhe jo vetëm kaq, nuk e fshehim, për t’u dhënë shqiptarëve votën e lirë, votën e ndershme, vota e cila duhet të bëjë realisht ndryshimin. Për këtë jemi të angazhuar, për këtë ka qënë dhe sot mbledhja e grupit të ekspertëve të opozitës së bashkuar.

Kjo është ndarja e madhe.

Shembulli është ky. Me seriozitetin më të madh teknik, por edhe e mbështetjen më të madhe politike, jemi të vendosur që ajo që quhet reformë elektorale, reale, është që të diagnostikojë realisht problemet e zgjedhjeve, së pari, dhe e dyta të gjejë zgjedhjet efektive, të gjejë ilaçin efektiv në këtë rast, ndryshe do të ishte tallje. Për këtë jemi ne dhe besoj se edhe sfida që i kemi bërë palës tjetër, është t’i rikthehet seriozitetit, nëse ka dëshirë. Për ne, duke qënë se jemi përfaqësues të shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe duke qënë se brenda koalicionit përfaqësohen të gjitha shtresat sociale apo të gjitha ato që kanë aspiratë të ndryshme politike, besoj se kemi autoritetin për të treguar se ajo çfarë do të diskutojmë me seriozitet, me modesti, me profesionalizëm, të jetë realisht adresim i saktë i dokumentit të Bundestagut.

Pyetje: Ju e rrëzoni totalisht draftin e paraqitur nga maxhoranca apo keni pika takimi?

Enkelejd Alibeaj: Të saktësojmë diçka. Axhenda jonë është axhendë totalisht e orientuar prej dokumentit të Bundestagut. Kërkon reformë zgjedhorë. Kërkon reformë zgjedhore reale dhe jo vetëm kaq, por, po aty, në atë dokument, keni të listuara të gjitha simptomat që kohë më parë i ka thënë opozita. Tashmë i thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Kësaj i orientohemi edhe ne. Për atë që më pyesni, a i hedhim poshtë apo jo dokumentat, mjaftojnë vetëm ato tre shembujt që ju thashë, apo jo?! Për sa kohë për shitblerjen e votës thuhet: kryetari i partisë duhet të deklarojë solemnisht që nuk do të vjedhë më vota, – besoj se kjo është tej talljes.

Pyetje: Po opozita si e sheh zgjedhjen e çështjes së shitblerjes së votës?

Enkelejd Alibeaj: Ne e kemi thënë besoj. E kemi thënë shumë kohë më parë, që ai që shkakton shitblerjen e votës, duhet të ndëshkohet. Është çështje e vullnetit politik dhe çështjet e vullnetit politik zgjidhen duke adresuar pikërisht çështjet e vullnetit politik. Keni dëgjuar besoj çështjen e një qeverie tranzitore, një qeveri e cila të garantojë votën e lirë, të ndershme dhe të barabartë të qytetarëve. Kjo është zgjidhja logjike, racionale, proporcionale, si zgjidhja e fundit tashmë për sa kohë që kemi testuar edhe zgjidhje të tjera. Kjo pra ishte mbledhja e sotme frytdhënëse e grupit të punës dhe komisioni do të vazhdojë në mënyrë intensive edhe më çështje të tjera, sipas edhe axhendës që kemi propozuar në mbledhjen e parë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY