Foto e viteve të fundit të aktores Shpresa Bërdëllima

Foto e viteve të fundit të aktores Shpresa Bërdëllima

969
0
Shares

Gazetari Gëzim Llojdia nga Vlora ka publikuar sot një foto të aktores Shpresa Bërdëllima para 5 vitesh. Ai shpjegon rrethanat e kësaj fotoje ndërkohë që tregon se pavarësisht fizikut të saj të ndryshuar ajo ruante zërin e përpsosur të një aktoreje profesioniste.

Publikimi i gazetarit:

Lamtumire aktorja e krahasuar me Brigitte Bardot,
Shpresa Berdellima
Ne foto S.Berkli ,G.Llojdia,Bashkeshorti i SH.Berdellimes dhe Sh.BERDELLIMA,
Gëzim Llojdia
1.
2014.Në promovimin e librit të fabulistit vlonjat Bardhyl Mezini.Poetja Silvana Berkli,që jetonte dhe punonte prej do kohësh në vendet nordike na tha se në këtë aktivitet do të ishte e pranishme edhe aktorja shpresa Berdëllima dhe bashkëshorti i saj një emër i shquar .Aktiviteti u organizua mes ullinjve të fshatit Panaja,në një restorant rural majë kodrës.Mes poetëve ,shkrimtarëve dhe krijuesve erdhi Shpresa Baërdëllima aktore viteve 70-90,por me një portret dhe një fizik të ndryshuar.Hija e dikurshme e vashës së bukur kishte mbetur pas.Poetja Silvana Berkli që kishte miqësi familjare me aktoren dhe që ishte njohur prej vitesh I dha për të recituar një poezi të sajën të cilën aktorja tashmë në moshë mbi 55 vjeçare e recitoi në një mënyrë të përsosur duke e bërë poezinë, poezi që të ndjehet dhe të dëgjohet,mes duartrokitjesh.Në këtë veprimtari që zgjati prej shumë orësh këmbyem fjalë dhe bëmë foto me aktoren e njohur që e kishim ndjekur në filmat shqiptar.Mirëpo një ditë të diel,mësohet lajmi hidhur për ndarjen nga jeta të aktores në moshën 60 vjeçare .Prej vitesh ajo gjendej përtej tokës mëmë me familjen e saj nga ku u dërgua edhe lajmi mortor. Lamtumirë dhe ëmbëltajat e tokës tu bëfshin mjaltë ,artiste e fjalës magjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY