Tre efektivë të Policisë së Kavajës u proceduan penalisht nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), pasi dyshohen se lejuan dhe favorizuan disa ndërtime pa leje në këtë qytet.
Policet me iniciale F.GJ., F.N. dhe S.B., akuzohen për veprën e shpërdorimit të detyrës.
Njoftimi i policise:
SHÇBA procedon 3 punonjës policie në Kavajë, dyshohet se lejuan ndërtime pa leje dhe për falsifikim dokumentesh. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, ekzekutoi masat e sigurisë për 3 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë, në funksion të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ata janë:
– Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.
– Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.
Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë. Hetimet po vazhdojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/