Gjuzi zbulon më në fund nga i vijnë kërcënimet: Më ka ardhur...

Gjuzi zbulon më në fund nga i vijnë kërcënimet: Më ka ardhur nga celulari i Ramës, por ai nuk më tremb

126
0
Shares

Kujtim Gjuzi gjatë seancës së sotme parlamentare ka zbuluar dhe se nga kush i kishte marrë kërcënimet ne telefonin e tij, fakt të cilin ai per herë të parë e zbuloi para deputetëve të Kuvendit.

Deputeti i opozitës së re  ka thënë se mesazhi i ardhur në celularin e tij vjen nga numri që mban kryeministri Edi Rama. Madje Gjuzi tha se do ta kallëzonte kreun e qeverisë.

“Kryeministri bën sarkazëm. Këtu në celularin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit nga një numër që rezulton të jetë i kryeministrit. Në fakt ai më njeh që nuk jam tremb nga diktatura, jo më të më trembë ai kryeministër që me gjithë pantallona të lagura nuk i bën 80 kg. Nëse ti ke sjellë kërcënim ke kallëzim penal. Ndoshta ti ke kontroll mbi prokuroren e Përgjithshme. Ajo duhet të vendosë prokurorët në punë për mesazhin që më ka ardhur gjatë seancës së kaluar”, u shpreh  Kujtim Gjuzi.

Më tutje Gjuzi ka vijuar replikat me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi,debat të cilin ne e raportuam më herët e cila lidhej me shkeljen e kodit të veshjes nga deputeti Gjuzi.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY