“Koperatë e Investimeve”/Pasi çuditi të gjithë me fjalimin, deputetja flet para gazetarëve:...

“Koperatë e Investimeve”/Pasi çuditi të gjithë me fjalimin, deputetja flet para gazetarëve: Asgjë nuk ka ndodhur

125
0
Shares

Nuk e kishim menduar kurrë se në vitin 2019 do të kishim të bënim me një situatë të tillë në Parlament, ku një deputete nuk arrin të lexojë dhe pastaj të shqiptojë si duhet fjalët e shkruar mbi letër.

Ky ishte rasti i Majlinda Halilaj, e cila u kthye në epiqendren e memeve dhe rrjeteve sociale dhe është komentuar shumë përgjatë dy javëve.

Pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, deputetja nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë në vijimësi “Këporatë”.

Sot, deputetja është pyetur nga gazetarët jashtë godinës së Parlamentit. E veshur me të zeza, teksa fliste në telefon, Halilaj nuk e uli atë në asnjë moment për të shmangur mediat, për të cilat dha dy përgjigje të shkurtra.

Asgjë nuk ka ndodhur”, tha ajo kur u pyet nga gazetarët se çfarë i kishte ndodhur javën kur ajo mbajti fjalim në Parlament.

Dhe “Probleme ka sa të duash”, iu përgjigj pyetjes se cilat ishin problemet që i kishte ngritur elektorati që e ka votuar në takimin që ka pasur me ta.

VIDEO-KLIKO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY