DOSJA/Gjykata zbardh provat, ish-ministri Tahiri lidhje të ngushtë me Habilajt

DOSJA/Gjykata zbardh provat, ish-ministri Tahiri lidhje të ngushtë me Habilajt

118
0
Shares

Publikimi i dokumentit prej 140 faqesh me argumentimin e vendimit për ish-ministrin Tahiri, e riktheu këtë të fundit në vemendjen e mediave ditën e sotme.

Edhe pse ish-ministri u dënua me shërbim prove për 3 vite, kjo masë do të apelohet mga ky i fundit i cili vijon të mohojë akuzat.

Në vendimin e sapopublikuar, gjykata arsyeton se nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e ‘grupit të strukturuar kriminal’ duke mbetur vetëm tek argumentimi i akuzës për ‘shpërdorim detyre’, e cila sipas gjykatës ka ndodhur pasi ish-ministri kishte dijeni se vendi ishte mbushur me kanabis, por nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndërhyrë.

Gjykata konfirmon se është provuar udhëtimi i Tahirit dhe bashkëshortes së tij me audin me targa ‘AA003GB’ edhe pasi makina ishte shitur tek Habilajt. Po ashtu, si provë merren edhe shërbimet që Moisi dhe Artan Habilaj ka bërë ndaj mjetit lundrues ‘Auras’.

 ‘Rezulton se shtetasi Moisi Habilaj është angazhuar vetë për këtë mjet në vitin 2014’, shkruan gjykata në vendimin e zbardhur sot. Më tej, gjykata thotë se të gjitha këto ‘vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejt dhe të qendrueshme te Saimir Tahirit dhe Moisi dhe Artan Habilajt’.

Për të argumentuar këtë, gjykata i referohet një përgjimi të telefonit të bërë mes datave 7-10 korrik 2014 të Moisi Habilajt dhe babait të Saimir Tahirit. Sipas gjykatës, përgjimet telefonike kanë konfirmuar se Moisi Habilaj dhe babai i Saimir Tahirit kanë qenë në të njëjtin vend në Itali. Të dy ata sipas gjykatës kanë udhëtuar në të njëjtën datë dhe janë kthyer sërish bashkë në të njëjtën datë nga Itali.

Vendimi ku gjykata bën shpjegimin për lidhjen me Tahirit dhe Moisi Habilajt:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY