Familjarët e Kacifas ndalohen në ceremoninë për ushtarët grekë, shpërthen e motra:...

Familjarët e Kacifas ndalohen në ceremoninë për ushtarët grekë, shpërthen e motra: Jemi grekë autoktonë

125
0
Shares

Sot po mbahet festa Kombëtare e Greqisë e cila po përkujtohet sot me një ceremoni. Fillimisht në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe më pas u zhvendosën në Bularat.

Rreth 200 shtetas grek janë të pranishëm në manastirin e Këlcyrës dhe policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e ceremonisë. Mësohet se policia ka ndaluar familjen e Kacifasit në aktivitet.

Motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar që të depërtojë në ceremoninë për festën greke, ‘JO’-në që është zhvilluar mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj.

Por në momentin e fundit është ndaluar nga policia së bashku me banerin që mbante në dorë me foton e vëllait.  Ajo tha se policia rrethoi babain e saj sapo panë foton e të vëllait dhe e mori në pyetje.

Kisha frikë mos ishin të armatosur. Turp, skandal për qeverinë shqiptare se ne jemi grekë autoktonë. Jemi në tokë greke. Populli nuk ka faj, e kanë fajin drejtuesit e shtetit”, janë disa nga fjalët e motrës së Kostandinos Kacifas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY