“Më kanë kërcënuar”, reagon Korab Lita pas deklaratës së Hajdarit: U takuam...

“Më kanë kërcënuar”, reagon Korab Lita pas deklaratës së Hajdarit: U takuam para dy ditësh

148
0
Shares

Pas deklaratës së Hajdarit, se e kanë kërcënuar me jetë, dyshimet e para shkojnë për “rivalin” brenda grupit parlamentar me të cilin deputetja është përplasur javeve të fundit lidhur me drejtimin e ketij grupi.

Pas denoncimit të deputetes Rudina Hajdari se e kishin kërcënuar në zyrën e saj, vjen një reagim nga kreu i grupit demokrat, Korab Lita.

Teksa është pyetur nga gazetarët nëse qëndronte pas kërcënimeve të Hajdarit e cila i bëri publike sot në foltoren e Kuvendit, Lita ka mohuar kategorikisht se qëndron pas kësaj ngjarje.

Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”, pohoi ai.

Lita deklaroi se herën e fundit ata janë takuar por nuk ka pas debate mes tyre.

“Jemi takuar para dy ditësh ditën e mbledhjes dhe nuk kemi debatuar. Nuk kam informacion se zonja Hajdari është kërcënuar. Nëse ka terren për kërcënim, edhe unë jam deputet, mund të kërcënohem edhe unë” tha ai.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY