“Mos kërkoni Shqipërinë e Madhe”, Analisti i njohur amerikan flet hapur: Ju...

“Mos kërkoni Shqipërinë e Madhe”, Analisti i njohur amerikan flet hapur: Ju mungon kultura e ligjshmërisë

101
0
Shares

Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C nuk është përqafuar fort me idenë e një “Shqipërie të Madhe” dhe nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të largojnë me cdo mënyrë këtë ide sepse do kishte pasoja destabilizuese dhe katastrofike.

Asgjë s’do ndikonte më shumë ambiciet… Shqiperia e Kosova s’duhet të kërkojë ndryshim kufijsh. Uashingtoni e Berlini nuk do e pranonin kurre, do kishte pasoja katastrofike e destabilizuese.

E duhura eshte qe Shqiperia e Kosova të kujdesen për ato sëmundjet e brendshme të ruajnë marrëdhënie të mira e të ushqejnë marrëdhënie të mira me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera”,-theksoi eksperti.

Teksa ishte sot i pranishëm në konferencën me temë “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, analisti i njohur u shpreh se Shqipëria i meritonte hapjen e negociatave, por ende i mbetet shumë punë sidomos me sundimin e ligjit.

Ka dy cështje kryesore, sundimi i ligjiy dhe sjellja politike. Jeni të lodhur prej atyre që predikojnë per sundimin e ligjit, po ju nevojitet jo për ne por per veten, institucionet tuaja janë më të mira por ju mungon kultura e ligjshmërisë, nuk është e lehtë dhe e pranoj se ka dhe vende në Amerikë që mungon por sundimi i ligjit duhet të triumfojë”,- u shpreh Serwer.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY