“Po të duash, sot mund ta deklarosh”, Anxhela Peristeri merr suprizën nga...

“Po të duash, sot mund ta deklarosh”, Anxhela Peristeri merr suprizën nga i dashuri i saj live në program

342
0
Shares

Një surprizë të këndshme ka marrë Anxhela Peristeri, e cila këtë të dielë prezantoi publikun me këngën e saj pjesëmarrëse te ‘Kënga Magjike”, e titulluar “Dikush i imi”.

Pak përpara performancës në “E diela shqiptare”, Anxhela mori një buqetë me trëndafila të kuq dhe një pusullë ku shkruhej: “Po të duash, sot mund ta deklarosh”.

Edhe pse Arditi e pyeti disa herë për identitetin e dërguesit, ajo nuk e zbuloi. “Unë e njoh, shkoni shumë si çift”, shprehet Arditi duke ngacmuar Anxhelën.

“Këto që tha Arditi nuk janë të vërteta, unë jam single”, u përgjigj artistja duke u munduar kështu të mbajë marrëdhënien e saj jashtë vëmendjes së medias.

Kujtojmë se Peristeri e ftuar muajin e kaluar tek “Rudina” pranoi se ishte në një lidhje dhe se kishin në plan bashkëjetesën, e duket se këto janë përpjekjet e saj për ta mbajtur atë sa më private.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY