“Nuk ka Zot none që të më kërcënojë mua”, nuk ngelet prapa...

“Nuk ka Zot none që të më kërcënojë mua”, nuk ngelet prapa as Kujtim Gjuzi: Më kërcënuan me sms për veshjen

123
0
Shares

Nuk ka qënë vetëm Rudina Hajdari ajo e cila është kërcënuar, gjithmonë sipas deklaratës së saj në seancën e sotme.

Debatet në Parlament kanë vijuar dhe mes Kujtim Gjuzit dhe kryetarit të Kuvendit,  Gramoz Ruçit. Gjuzi ka deklaruar po ashtu se është kërcënuar, dhe kjo lidhet me veshjen e tij.  Seancën e shkuar, i njëjti debat u zhvillua, ku Ruçi i kërkoi Gjuzit tè respektonte kodin e veshjes në Kuvend.

DEBATI I SOTEM

Gjuzi: Në seancën e kaluar keni shkelur rregulloren se keni penalizuar Kostaq Papën dhe Kujtim Gjuzin që kishin diskutim. dhe deri në këtë moment, keni shkelur nene të rregullores. Më the ke shkel kodin e etikës, këtu e kam unë edhe kodin edhe rregulloren. Ca kodi kisha shkel?

Ruci: Ke për procesverbalin thash?

Gjuzi: Tjetra që është më kryesorja në orën 14:39 minuta më ka ardhur sms kërcënuese pikërisht për veshjen. Edhe nuk ka Zot none që të më kërcënojë mua, se nuk Të kam frikë as ty as kërkënd. Kaq për sot, herë tjetër pastaj shohim e bëjmë

Ruci: Unë nuk të kërcënoj ty, të ftoj të zbatosh etikën i dashur dhe të mos ndalosh me autoshkollat në derën e parlamentit.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY