DETAJE/Shqiptari vritet nga kunati, si degradoi konflikti mes familjeve në Itali

DETAJE/Shqiptari vritet nga kunati, si degradoi konflikti mes familjeve në Itali

289
0
Shares

Nnjë ngjarje e rende ka ndodhur në Itali mes dy familjeve shqiptare, me pasojë një viktimë. Viktima është Shpend Allushi, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mes tij dhe kunatit Luan Zalta 50 vjeç pati një konflikt familjar.  Pas një konflikti me burrin e motrës Luan Zalta, ky i fundit ka marrë armën e gjahut dhe e ka lënë të vdekur.

Kunati i viktimës nxorri pushkën nga dollapi ku e mbante të fshehur dhe qëlloi me armë në drejtim të Shpend Allushit. Ky i fundit humbi jetën menjëherë si pasojë e gjakderdhjes.

Mediat italiane shkruajnë se 50-vjeçari e posedonte armën në mënyrë të paligjshme.  Gjatë përplasjes mes motrës dhe vëllait, pati edhe një të shtënë tjetër me armë zjarri, por për fat të mirë nuk u lëndua asnjë prej tyre.

Krimi ndodhi në banesën private të Luan Zaltës. Në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat arrestuan 50-vjeçarin me akuzën e vrasjes.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY