Policia ka arrestuar një prej autorëve të plagosjes me thikë të 19-vjeçarit Klevi Qosja paraditen e së dielës në Durrës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale J. M., banues në Kavajë. Ndërsa proceduan në gjendje të lirë shtetasin me iniciale A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.
“Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës,”-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
/KB/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/