“‘ISIS ka vdekur”, flet eksperti i sigurisë: Shqetësim mbeten luftëtarët që s’duan...

“‘ISIS ka vdekur”, flet eksperti i sigurisë: Shqetësim mbeten luftëtarët që s’duan të kthehen në shtëpi

92
0
Shares

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se al-Baghdadi është vrarë në një sulm të forcave amerikane në veriperëdim të Sirisë.

Gjithashtu, eksperti çek i sigurisë, Lukas Dycka thotë se  grupi militant Shteti Islamik është kryesisht i vdekur; luftëtarët e tij dhe ideologjia do të transformohen në diçka tjetër, në ndonjë vend tjetër, thotë

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dycka – aktualisht ligjërues në Kolegjin Baltik të Mbrojtjes – thotë se vrasja e liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, ka ndodhur shumë vonë dhe se do të ishte shumë më e dobishme sikur të ndodhte më herët.

Ja disa nga pergjigjet e Dycka lidhur dhe me shtetasit qe nuk janë kthyer nga kampet:

Cili do të jetë ndikimi i menjëhershëm në terren i vdekjes së tij?

Lukas Dycka: Është e vështirë të thuhet. Është një fitore simbolike. Efekt i menjëhershëm ndoshta do të jenë betejat midis kurdëve dhe turqve, amerikanëve, rusëve… Kryesisht do të mbetet në nivel simbolik. (Shteti Islamik është mposhtur). Nuk mendoj se do të ketë ndonjë efekt në luftimet kundër Shtetit Islamik.

Po, a ka shqetësime se militantët e Shtetit Islamik do të përpiqen të tregojnë se “ne jemi ende këtu”?

Lukas Dycka: Dyshoj. Ata kryejnë sulme, çdo javë ka raporte për të tilla që thuhet se kryhen nga militantët e Shtetit Islamik, por, në anën tjetër, këto sulme janë shumë më pak të dukshme seç kanë qenë disa vite më parë. Mendoj se do të vazhdojnë, por vetë organizata është kryesisht e vdekur.

Cila është fuqia e Shtetit Islamik sot?

Lukas Dycka: Shteti Islamik tani është një organizatë e vogël. Është hije e vetes së saj. Militantët janë në gjendje të operojnë përgjatë kufijve (të Sirisë) me Izraelin dhe Jordaninë, por nuk kontrollojnë më ndonjë territor apo ndonjë pjesë të rëndësishme të Sirisë. Pra, ata janë dobësuar. Kjo nuk do të thotë se ideologjia nuk ekziston, por Shteti Islamik si organizatë është kryesisht e harruar.

Ka edhe një numër të madh të shtetasve evropianë që kanë luftuar në krahë të Shtetit Islamik. Çfarë do të ndodhë me ta?

Lukas Dycka: Varet. Disa nga ta do të përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse janë të zhgënjyer. Kanë pritur diçka tjetër nga Shteti Islamik dhe kjo nuk është materializuar. Të tjerët, qofshin nga Evropa, apo Kaukazi i Rusisë, do të përpiqen të zhvendosen në nodnjë vend tjetër në luftë, në ndonjë vend që është në kaos, dhe do të përpiqen të përsërisin atë që Shteti Islamik ka bërë në Siri dhe Irak.

Sa të rrezikshëm do të jenë për Evropën ata që do të kthehen?

Lukas Dycka: Nëse kthehen pa u vërjetur, mund të jenë potencialisht të rrezikshëm. Por, nuk do ta mbivlerësoja rrezikun që mund të paraqesin. Sepse, nëse janë zhgënjyer, do ta vlerësonin kthimin në një ambient të sigurt në Evropë. Natyrisht se kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i trajtojmë (rastet e tyre). Duhet t’i trajtojmë. Por, unë më shumë do të shqetësohesha nga luftëtarët që nuk kthehen dhe duan ta vazhdojnë lufttën e tyre diku tjetër në botë.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY