Akuzohet se vrau mësuesen për 50 euro, zbulohet çfarë tha në gjykatë...

Akuzohet se vrau mësuesen për 50 euro, zbulohet çfarë tha në gjykatë shqiptari

147
0
Shares

Një i ri shqiptar është arrestuar për vrasjen e 91-vjeçares italiane Diva Compagnucci ish-mësuese në pension.

Ndërkohë që në sallën e gjyqit, Sergio Malaj ka deklaruar se nuk ka qenë fare në banesën e të moshuarës, që i shërbente nëna e tij.

“Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë , kam qenë në një vend tjetër”

Por njollat e gjakut në rrobat që ishin futur në lavatriçe dhe dëshmitë nga disa persona që e kishin parë duke dalë nga banesa e të moshuarës e ‘fundosin’ 19-vjeçarin.

I riu shqiptar nuk ka pranuar fajin dhe akuzën edhe pse disa dëshmitarë kanë deklaruar se Sergio Malaj ka qenë atë ditë rreth e qark pallatit e mbi të gjitha kundër tij janë dhe veshjet e ndotura me gjak e gati për t’u larë në lavatrice , të gjetura në banesën e tij.

Sipas medieve italiane gjithçka ka ndodhur për më pak se 50 euro. Malaj donte para por Compagnucci kishte pak më pak se 50 euro, të cilat do t’i përdorte për të shkuar tek parukierja, pasi në mbrëmje kishte planifikuar të shihte një shfaqje.

Sergio Malaj jetonte së bashku me familjen në Tolfa. Ka frekuentuar shkollën e mesme për elektronikë. Për banorët e qytezës prindërit janë njerëz punëtorë e të respektuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY