Video-skandali seksual, merret në pyetje gjyqtari Guximtar Boçi

Video-skandali seksual, merret në pyetje gjyqtari Guximtar Boçi

77
0
Shares

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet se ka kërkuar favore seksuale për një vendim, ndërsa përgjimi audio u transmetua në emisionin “STOP”, në Televizionin Klan.
Një ditë më parë, për më shumë se dy orë, edhe gjyqtarja Blerta Çibuku është pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me përgjimin.

Çibuku është gjyqtarja, e cila dha vendimin kundër denoncueses. Gjyqtarja mësohet të këtë deklaruar se materialet audio të transmetuara në “STOP” janë autentike, duke pranuar se ajo i ka bërë ato biseda me denoncuesen. Guximtar Boçi është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nëse do të jetë e nevojshme, sipas Prokurorisë do të bëhet edhe një ballafaqim mes tij dhe denoncueses.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY