Abuzimet me Prokurimet publike, anullohen 28% e procedurave. Ja çfarë konstatoi KLSH

Abuzimet me Prokurimet publike, anullohen 28% e procedurave. Ja çfarë konstatoi KLSH

107
0
Shares

Prokurimet Publike në Shqipëri mbeten problematike. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar se 28% e procedurave janë anuluar, çka tregon se autoritet kontraktore duhet të përmirësojnë punën në përgatitjen e procedurave, por edhe Agjencia e Prokurimeve Publike duhet të analizojë rastet duke marrë masat e duhura në drejtim të përmirësimeve ligjore.

KLSH në vitin 2018 ka ushtruar në Agjencinë e Prokurimit Publik një Auditim të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit ku u konstatuan parregullsi, të cilat evidentojnë mungesën e kontrolleve të të dhënave.

Po ashtu u konstatua se sistemi nuk ka filtrat e nevojshëm për mos lejimin e hedhjes të të dhënave gabim, apo lejuar lidhjen e kontratave pa pasur fondin limit të nevojshëm, raporton Ora News.

Nga analiza rezulton se problematikë vazhdon të ngelet efektiviteti i ulët në procedurat e zërit barna e pajisje mjekësor, pasi për 108 procedura të prokurimit rezulton të jetë me oferta anomalisht të ulëta.

Nga analizimi i të dhënave të prokurime publike për vitin 2018 shkelje gjenden edhe për rastin e karburanteve ku vërehet një tendencë për monopol dhe konkretisht 3 kompani rezultojnë të kenë fituar rreth 50% të vlerës së prokuruar.

Për vitin 2018, Autoritetet Kontraktore për plotësimin e nevojave për shërbime mallra e punë civile prokuruan me procedurat e prokurimit elektronik 129,8 miliardë lekë, ndërsa Autoriteti kontrator i cili ka përfituar më shumë fonde publike nga procedurat e prokurimit është Autoriteti Rrugor Shqiptar në vlerën 10,8 miliardë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY