Gazment Bardhi: Gati të përballemi me Ramën, ja kur mbahen zgjedhjet e...

Gazment Bardhi: Gati të përballemi me Ramën, ja kur mbahen zgjedhjet e parakohshme

96
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, u shpreh se, forca politike që ai përfaqëson në është e gatshme të japë kontributin e saj për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se ajo ka përfunduar disa prej platformave, që do të jenë në funksion të reformës zgjedhore duke i kujtuar PS-së se ky proces nuk mund të bëhet pa opozitën.

Sipas Bardhit, PD është e gatshme në çdo kohë të përballet me Ramën, ndërsa sa i përket datës se kur do të mbahen ato, ai deklaroi se, “”nuk është problem koha kur mbahen zgjedhjet, por e rëndësishme është të jenë të ndershme e të lira”.

Pjesë nga intervista:

Reforma zgjedhore është në fokus, çfarë ka prodhuar ky takim?

Takimi ishte në kuadër të PD dhe të gjithë partitivE të opozitës për të dhënë një kontribut të sinqertë të reformës zgjedhore. Realizmi i reformës është një nga kushtet e përcaktuara për hapjen negociatave nga Bundestagu gjerman. Ne propozuam një mekanizëm se si palët duhet të bëhen bashkë për hapjen e negociatave. Kemi gati platformën tonë mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe administrimin zgjedhor, por është përcaktuar edhe kalendari për çështje e tjera. Ne kemi gati dy nga çështjet, por reforma ka më shumë se nga këto dy çështje, Ajo që është e rëndësishëm është që palët duhet bëhen bashkë për ta bërë reformën

Duhet vullnet politik, a ka vullnet PD?

Patjetër dhe ne kemi propozuar se si mund të bëhemi bashkë për hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore nuk mund të jëtë i njërës palë, por produkt i të gjitha partive politike. Në këtë këndvështrim ne jemi të gatshëm, dhe ne presim palën tjetër të tregojë vullnet politik. Të dyja palët duhet të gjejnë konsensusin për një produkt të caktuar.

Basha tha për ‘News24’ se nuk ka frikë të përballet me Ramën, a është kjo një formë nënkuptuese se PD kërkon zgjedhje dhe s’ka rëndësi kë ka përballë?

Ne e kemi thënë që s’kemi problem të përballemi me këdo, përfshi edhe Ramën. Ajo që kërkojmë është që Shqipërisë t’i garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar se Rama nuk ka vullnet për të përmbushur atë që duhet të përmbushë çdo kryeministër në një proces zgjedhor. Nëse palët marrin pjesë në barazi në një proces zgjedhor, PD dhe koalicioni opozitar mund PS dhe padyshim edhe Edi Ramën. Pra, nuk është problem për ne Rama.

Zgjedhjet e ardhshme në pranverën e ardhshme ….

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë sa më shpejt të jetë e mundur janë mundësia e vetme që jo vetëm vendi të dalë nga kriza, por t’u jepet mundësi edhe qytetarëve për një qeveri që punon për interesin e tyre. Detyra e opozitës është të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është problem koha kur mbahen zgjedhjet, por e rëndësishme është të jenë të ndershme e të lira.

A do të arrihen këto zgjedhje dhe kur?

Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të mos ketë krizë si kjo që ka aktualisht. Një qeverisje që nuk prodhohet nga vullneti i qytetarëve është kjo që kemi ne sot, e korruptuar, që s’ka në fokus interesin e shqiptarëve. Për ne themeli i zgjidhjes është garantimi pas 30 vitesh i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Çfarë prodhoi takimi me sekretarin e OSBE?

Opozita e bashkuar i shprehu atij gatishmëri për të dhënë kontribut për realizimin e reformës zgjedhore. Morëm angazhimin e tij se OSBE është e gatshme të ofrojë ekspertizë, ose të jetë ndërmjetësuese në dialogun mes palëve.

Artikulohen protestat, por s’ka një datë. A është në agjendën e PD caktimi i një date?

Është e qartë për çdo shqiptar që Rama nuk është përgjegjës vetëm për mos hapjen e negociatave, por është pengesa e vetme që mban peng Shqipërinë në rrugëtimin evropian. Opozita, PD, ka thirru protesta, dhe edhe në të ardhmen do thërrasë protesta, sa herë të jetë e nevojshme për të sensibilizuar shqiptarët e ndërkombëtarët mbi atë që ndodh në vend. Ende nuk ka një datë për protestat, për shkak se ne gjykojmë që duhet të përqendrojmë energjitë tona në përmbushjen e kushteve që Shqipëria të afrohet sa më parë me BE. Forumet mblidhen dhe do përcaktojnë se kur do duhet që opozita të thërrasë protestë kombëtare. Qytetarët shqiptarë janë në protestë të përditshme.

Kur qeveria thotë se opozita ka bërë gjithçka për të penguar negociatat, ju ndjeni përgjegjësi?

Rama është faktuar si një njeri që kapet duke gënjyer, kështu që kjo është një tjetër gënjeshtër. Opozita ka qenë dhe vazhdon të jetë e angazhuar tërësisht për të mundësuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, sepse e shohim si një monitorim nga afër i situatës në Shqipëri. I vetmi njeri që ka bërë gjithçka për mos hapjen e negociatave është Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY