EMRI/ Kurbin, vjehrri godet me levë për vdekjen nusen e djalit

EMRI/ Kurbin, vjehrri godet me levë për vdekjen nusen e djalit

61
0
Shares

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Burime të Policisë Vendore, bëjnë ët ditur se viktimë është një grua, e cila është goditur për vdekje nga vjehrri i saj, me mjete të forta.
Sipas Policisë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm është marrë njoftim se është  gjetur e vdekur në banesë shtetasja  V. T.,  41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore  ku kanë konstatuar se  shtetasja V. T., është goditur fizikisht me mjete të forta (levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është  vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç,  banues në Zhejë – Kurbin,  i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i  tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit të dyshuar dhe viktimës.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY