FOTO/Zbulohen dokumentat, Eminem merret në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan për vargjet...

FOTO/Zbulohen dokumentat, Eminem merret në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan për vargjet ndaj Ivanka Trump

114
0
Shares

Një çështje e lënë pezull ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ku protagonist eshte reperi legjendar Eminem dhe vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.

Së fundmi, sipas mediave, Eminem është marrë në pyetje nga agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan, për shkak të vargjeve në këngën e tij “Framed”, ku përmendej vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka.

“Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime? Bjonde e vogël budallaqe, të hodha në pellg.”-thuhet në disa nga vargjet e këngës së Eminem.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se agjentët e shërbimeve secrete intervistuan Eminem në vitin 2018, por më tej, nuk u mor më asnjë masë. Për 2 ditë, agjentët analizuan vargjet bashkë me reperin në shtëpinë e tij, dhe më pas çështja u mbyll.

Buzzfeed ne fakt ka nxjerrë disa prej dokumentave që vërtetojnë se ne fakt Eminem eshte pyetur, por çështja është lënë me aq. Eminem me herët e ka treguar hapur që nuk e preferon fare presidentin dhe familjen e tij./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY